LajmeMaqedoni

Grubi: Korridori 8 çdo ditë e më konkret dhe më afër realizimit

Pas vendimit të Bashkimit Europian për përfshirje të korridorit 8 në hartën dhe mbështetjen e korridoreve europiane, edhe Shqipëria nis me aksin e rendësishëm të Korridorit, rrugën Elbasan – Qafë Thanë, informon zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Projektet kyçe infrastrukturore me Shqipërinë përfshijnë kufirin e përbashkët (nis në janar 2023), portin e thatë në Strugë për portin e ri shqiptar në Durrës (firmoset të hënën), lidhjen energjetike (në ndërtim e sipër), lidhje me autostradë (nis në pranverë) dhe me hekurudhë. Për pak vite, distancat vijuese reduktohen në: Shkup – Tiranë 2.5 orë, Shkup – Durrës ndër 3 orë, Shkup – Vlorë 3 orë”, theksoi zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button