LajmeMaqedoni

Trençevska: Të inkurajohen fëmijët dhe prindërit ta raportojnë dhunën në shkollë

Fëmijët dhe prindërit duhet të inkurajohen që të raportojnë çdo dhunë në shkolla nga bashkëmoshatarët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes qendrave për punë sociale reagon menjëherë pas pranimit të raportit, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në pyetjen e gazetarëve për dhunën e shpeshtë të bashkëmoshatarëve në shkolla, ministrja Trençevska sot në Strumicë deklaroi se përfaqësuesit e qendrave dalin në terren, bisedojnë me shërbimin profesionist, fëmijët, prindërit dhe i marrin të gjitha masat konform ligjit.

“Në të gjitha rastet kur konstatohet se vërtet është kryer dhunë nga bashkëmoshatarët, merren masa në përputhje me Ligjin për të mitur, gjegjësisht për të drejtat e fëmijëve, sipas të cilit shqiptohen në përputhje me Ligjin për drejtësinë për të mitur, përmes të cilit shqiptohen masa edukative për të gjithë ata fëmijë që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre”, thotë Trençevska.

Show More

Related Articles

Back to top button