LajmeRajon

Osmani në takim me partitë politike, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Në këtë takim ka merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Pjesë e këtij ishin edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka refuzuar pjesëmarrjen.

Pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave me shumicë serbe në muajin e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka caktuar 18 dhjetorin si datë të zgjedhjeve për kryetar dhe 25 dhjetorin si datë për zgjedhjet e kuvendeve komunale.

Show More

Related Articles

Back to top button