LajmeMaqedoni

MPJ bullgare Gençovska për vizitë pune në RMV

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë i kryesuar nga Ministrja, Teodora Gençovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, vizita realizohet me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Vizita, kumtojnë nga MPJ-ja, është në funksion të dialogut ndërmjet dy ministrive për adresimin e çështjeve të hapura bilaterale, në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, si dhe çështjet lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button