Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.
“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiq.
Ai tutje tha që Beogradi po kërkon që të deskalojë situatën në Kosovë./KlanKosova