Tre persona mbetën të vrarë, ndërsa të paktën tre u plagosën nga të shtënat që ndodhën gjatë një takimi me qiramarrësit, në një kafene në Romë.
Sipas mediave italiane, 57-vjeçari ka qenë në një sërë mosmarrëveshjesh me qiramarrësit e pallatit fqinj dhe ka shfrytëzuar takimin e rregullt në një kafene si një mundësi ideale për hakmarrje.
“Ai hyri në kafene, mbylli derën dhe tha se do të na vriste të gjithëve. Më pas ka nisur të qëllojë”, thotë një nga dëshmitarët e ngjarjes.
Sulmuesi u mposht para se të mbërrinte policia. Gjatë të shtënave, ai vrau tre gra, mes tyre edhe një mikeshë të ngushtë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila i tha lamtumirën e saj përmes një postimi në Facebook.
“Nicoleta Golisano ishte një nënë, një shoqe e sinqertë, një grua e fortë dhe e butë në të njëjtën kohë. Ajo ishte gjithashtu një profesioniste me një ndjenjë të pazakontë përgjegjësie. Kjo ndjenjë përgjegjësie e çoi atë të dielën në vendin ku ai burrë erdhi dhe e vrau. “Nicoletta ishte shoqja ime, ajo kishte një burrë Giovanni dhe një djalë të bukur 10-vjeçar Lorenzo”, ka shkruar Meloni.
Kryeministrja shpreson se i dyshuari do të dënohet siç duhet.