LajmeMaqedoni

Alarm për bombë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në qendrën tregtare të Qytetit të Shkupit

Nga MPJ njoftojnë se kanë pranuar denoncime për bombë përmes një e-mail. Nga MPJ thonë se është njoftuar policia, pas çka është evakuuar edhe objekti.

“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të të cilave objekti është evakuuar menjëherë. Në përputhje me protokollet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, thonë nga MPJ.

Gjithashtu thuhet se në mëngjes denoncime kanë marrë edhe Qendra tregtare e Shkupit ‘GTC.

Show More

Related Articles

Back to top button