LajmeMaqedoni

Takimi Osmani-Aggeler: u diskutua për prioritetet e Dialogut strategjik SHBA-RMV

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler, në hapsirat e Qeverisë. Në fokus të bisedimeve ishin projektet, aktivitetet dhe qëllimet e Dialogut Strategjik në mes të SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut i cili u mbajt në qershor të këtij viti në Uashington,transmeton Portalb.mk.

Osmani informoi për Planin e veprimit, të përgaditur nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes së cilës Qeveria do ta ndjek implementimin e projekteve dhe rezultateve nga Dialogu Strategjik në mes dy vendeve.

“Sipas prioriteteve të përcaktuar tashmë, fusha e parë e bashkëpunimit të intensifikuar në kuadër të Planit të Veprimit është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, me çka do të forcohet bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe përkrahja e SHBA-së në këtë fushë” deklaroi Osmani, duke theksuar se pret që Qeveria së shpejti ta miratojë Planin e Veprimit dhe të fillojë zbatimin e tij.

Në takim u diskutua edhe për prioritetet e tjera në kuadër të Dialogut Strategjik siç është kryesimi me OSBE-në në vitin 2023, kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me SHBA-Karta e Adriatikut, aleancën në NATO, përballjen me sfidat gjeopolitike në rajon, si dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për procesin e integrimit tonë evropian.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para të Ballkanit Perëndimor, që nisi dialogun strategjik me SHBA-të, me anë të të cilit synohet të forcohet edhe më shumë partneriteti mes dy vendeve dhe ofrimi i kornizave konkrete për ndihmë dhe bashkëpunim dypalësh.

Show More

Related Articles

Back to top button