Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut pas Vitit të Ri, në vend të si mërkurës, siç njoftoi fillimisht Departamenti Amerikan i Shtetit.
Nga Ambasada Amerikane në Shkup thonë se kanë marrë njoftim se ekipi amerikan, i cili sot ndodhet në Kosovë, po e shtyn vizitën në Shkup për pas Vitit të Ri. Nuk thuhet se pse shtyhet vizita.
Sipas njoftimit fillestar nga Departamenti Amerikan, Chollet në Shkup duhej të bisedonte me zyrtarë qeveritarë mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, thonë nga DASh.
Përveç vendit, në programin e Chollet nga 11 deri më 17 dhjetor parashihen vizita të Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Belgjikës.
Së bashku me Chollet, në Shkup pritej të vinte edhe zëvendës ndihmës sekretari në DASH dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili prej dje është për vizitë në Kosovë.