Milani po punon fort për transferimin e mundshëm të Elif Elmas, shkruajnë sot një pjesë e mediave italiane. Lajmi që nuk është i ri tashmë që po merr një konfirmim më të fortë, pasi “rossonerët” po intensifikojnë aktivitetin e tyre në merkato dhe Elmas është një nga emrat me prioritet për skuadrën e re të kampionit italian.
Elmas ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 dhe sipas statistikave është një nga tre lojtarët më të dobishëm në skuadrën e Luçiano Spallettit, pas Insinjes dhe Zielinskit.