Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi është duke u mbajtur në kabinetin e presidentes.
Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Bashkë me Escobarin, në Prishtinë ishte e planifikuar të udhëtonte edhe këshilltari i DASh, Derek Chollet, por i njëjti e ka anuluar vizitën pak orë para nisjes së një turi në Ballkan, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në Prishtinë, amerikani përveç shefave të shtetit kishte planifikuar të takonte të martën edhe shefat e opozitës në Kosovë. /Reporteri.net/