GostivarLajme

Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë organizoi lexim letrar në Gostivar

Në Pallatin për Kulturë në Gostivar u zhvillua lexim letrar me shkrimtarë të njohur nga vendi. Organizatorë të këtij eventi ishin biblioteka e qytetit në Gostivar dhe Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë. Në organizim morën pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga Gostivari, të cilët patën mundësi të shoqëroheshin me shkrimtarët Hristo Petreski, Kristina Nikollovska, Gorjan Petrevski, Sena Arif dhe Lulzim Haziri. Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë, Hristo Petreski, tha se ky organizim vjen me rastin e shënimit të 75 vjetorit të tehemelimit të kësaj shoqate, ndërsa ka për qëllim kthimin e tyre tek lexuesit, sidomos te të rinjtë.

“Duam sërish të kthehemi te lexuesit dhe prandaj e organizojmë të ashtuquajturin karvan përmes së cilit viziojmë qendrat kulturore, bibliotekat, shkolla dhe çerdhe. Kjo pasi sikur disi të kemi harruar se lexuesit krijohen që nga mosha e hershme dhe ne thjeshtë e kuptuam se duhet sa më shpesh të jemi mesin e më të rinjëve, pra te fëmijët e çerdheve dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe kuptohet edhe te studentët. Theksin e vendosim te lexuesit tanë më të rinjë dhe ky karvan do të vazhdojë edhe në qytet të tejra të vendit tonë. Ajo që na gëzon në veçanti, Gostivari jo vetëm që është qytet i zhvilluar ekonomikisht, por është edhe qytet i kulturës dhe gëzohem që sot këtu mesin e shkrimtarëve kemi autor edhe nga qyteti nikoqir. Ndryshe, në Gostivar ka pasur dhe do të ketë shkrimtarë edhe në të ardhmen pasi si shoqatë sa herë që vijmë këtu, kalojmë mirë. Besoj se bashkëpunimi mes Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë, Biblikotekës, Pallatit për Kulturë të vazhdojë dhe kështu të shoqërohemi edhe në të ardhmen me nxënës, mësimdhënës dhe me të gjithë qytetarët tjerë të interesuar”, deklaroi Hristo Petreski, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë.

Organizatorët theksuan se karvani do të vazhdojë edhe nëpër qytete tjera të vendit. Ndryshe, Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë ka anëtar gati nga të gjitha etnitë që jetojnë në Maqedoni.

Show More

Related Articles

Back to top button