BotaLajmeRajon

Protesta e dhunshme në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara thirrje për vetëpërmbajtje

Pas ngjarjeve të djeshme para Kuvendit të Malit të Zi, ambasada amerikane në Podgoricë ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Kuvendi me votat e deputetëve të shumicës parlamentare në Mal të Zi, sërish ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Presidentin, pas së cilës pjesëmarrësit e protestës para Kuvendit kanë shembur gardhin mbrojtës, ndaj policia ka përdorur gaz lotsjellës.

“Ftojmë të gjithë liderët dhe qytetarët malazezë që të vazhdojnë bisedën dhe të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet politike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Podgoricë.

Pas protestave ka reaguar edhe vet ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke. “Miq të Malit të Zi, ju lutemi përqendrohuni në atë që është e rëndësishme, duke e çuar këtë vend përpara për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve malazezë”, tha ajo në Twitter.

Me ndryshimet e miratuara, Qeveria mund të zgjidhet pa pëlqimin e presidentit të shtetit, përkatësisht presidentit të Malit të Zi.

Show More

Related Articles

Back to top button