LajmeMaqedoni

Mickoski bën thirrje për protestë: Kjo është beteja juaj për Maqedoninë tonë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot përmes një videoje të postuar në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve, siç tha ai, në protestë të përgjithshme për ndryshim më 18 qershor në ora 20:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“U bëjmë thirrje për bashkim, mbështetje të çdo individi, mashkull dhe femër, të krishterë, myslimanë, ateistë, maqedonas, shqiptarë, turq, rom, serb, vlleh, boshnjak e të tjerë, kjo është beteja juaj për Maqedoninë tonë, për tuajën dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Dhe kur kauza dhe aksionet janë të larta, do të thotë se kjo betejë nuk do të jetë as e shpejtë, as e lehtë, por qëllimi ynë është i drejtë dhe mund të themi me siguri se do të fitojmë, do të fitojmë së bashku, fuqishëm, për hapa të mëdhenj përpara, për të ardhmen që është e ndritshme, të përparuar dhe që sjell besim. Kjo është arsyeja pse ajo energji do të derdhet nëpër rrugë, lagje, qytete dhe fshatra.

Fillimi i fundit, thotë ai, do të rrëzojmë qeverinë që është emëruesi i të gjitha disfatave dhe dështimeve tona kolektive.

“Ngrihemi krah për krah, së bashku, kundër qeverisë, sepse kjo është e tepërt! protesta është për ndryshim”, thotë Mickoski./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button