BotaLajmeMaqedoni

Këshilli i BE-së i miratoi konkludimet për zgjerimin dhe për Maqedoninë e Veriut

Në prag të Samitit të dhjetorit të BE-së, Këshilli ministror për punë të përgjithshme i miratoi konkludimet për zgjerimin e Unionit, në të cilat përshëndeten mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti si mirënjohje të progresit të saj në rrugën reformuese, si dhe hapat që i ndërmerr Komisioni evropian në procesin e skriningut të vendit.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, në konkludime përkujtohet se nevojitet “revizion gjithpërfshirës” i legjislaturës zgjedhore, njihet përparimi i caktuar në pjesën e themeleve d.t.th. sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kërkohen edhe përpjekje shtesë në atë plan. Këto reforma duhet të jenë të qëndrueshme dhe kërkohet përkushtim edhe nga pushteti edhe nga opozita në mënyrë konstruktive.

BE-ja thekson se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë transparencë në udhëheqjen e politikës dhe inkluzivitetit në procesin e konsultimit për negociatat me BE-në.

Sa i përket gjyqësisë, vlerësohet se një përparim i caktuar është arritur në implementimin e strategjisë reformuese gjyqësore, por përpjekje të qëndrueshme nevojiten për sigurimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalitetit të gjyqësisë. Edhe njëherë kërkohet të ndiqen edhe rekomandimet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, puna e të cilit përshëndetet.

Administrata publike, sipas BE-së, mbetet pikë e dobët ku transparenca, merita dhe përfaqësimi i barabartë janë thelbësore.

Përshëndetet edhe premtimi i Maqedonisë së Veriut të harmonizohet me politikën e vizave të BE-së dhe të bashkëpunojë në menaxhimin me rrjedhat e emigracionit, mes tjerash edhe përmes punës me Fronteks-in.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore dhe BE-ja pret rezultate të prekshme në implementimin e marrëveshjeve bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë, shtohet në konkludime.

Show More

Related Articles

Back to top button