Rritja e çmimeve në vendet perëndimore lidhet me keqmenaxhimin e situatës dhe vendosjen e sanksioneve ndëshkuese kundër Rusisë. Këtë konstatim e ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin, ndërsa ka nënvizuar se “operacioni special” nuk ka ndikuar në këto vende.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISË
“Ne tani po shohim përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë për atë që po ndodh në tregun botëror. Ky është një gabim i autoriteteve financiare dhe ekonomike, nuk ka të bëjë aspak me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Bankat kanë ndërprerë kreditimin sepse janë nën presion. Shoqëritë e sigurimit kanë pushuar së siguruari transaksionet përkatëse. Autoritetet lokale ndaluan lëshimin e parcelave të tokës për zgjerimin e prodhimit, reduktuan ndërtimin e transportit të specializuar, përfshirë tubacionet. E gjithë kjo ka çuar ne çmime më të larta.”
Po ashtu kreu i Kremlinit foli edhe bllokimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Sipas tij fuqitë perëndimore kishin mundësinë për të gjetur alternativen për të mundësuar transportin.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISË
“Ne nuk e pengojmë atë. Dhe ka disa mënyra për të eksportuar grurë.Mund të eksportoni përmes porteve që janë nën kontrollin e Ukrainës, kryesisht pellgun e Detit të Zi – Odessa dhe portet e afërta. Ne garantojmë kalimin e tyre paqësor pa asnjë problem në ujërat ndërkombëtare. Është e mundur të eksportohet grurë nga Ukraina përmes Danubit dhe përmes Rumanisë. Është e mundur përmes Hungarisë dhe polonisë. Pse jo edhe nga bjellorusia ku është edhe më e lirë.”
Nisja e anijeve nga portet e Detit të Zi nënkupton eksportin e mbi 20 milionë tonë drithërave grurë, elb dhe misër i destinuar për në vendet e pasura dhe më të varfra.
Sipas analisteve pas njoftimit të Moskës që do të lejonte eksportin nga deti i Zi çmimet e grurit u kthyen në të njëjtat nivele si dy muaj më parë.