LajmeRajon

Andoni: Çështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë mund të rikthehet sërish

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se nuk është e vërtetë që stabiliteti i Ballkanit varet nga çështja shqiptare

Ai tha se do të varet edhe nga fati i luftës së Rusisë në Ukrainë, ku nëse Rusia do të mbajë nën 18% të territorit, atëherë do të ketë qasje të tjera në raport me Serbinë.

Andoni: Unë besoj se ideja e ndryshimit të kufijve do të kthehet sërish në tavolinë, pasi veriut i Kosovës nuk ka qenë pjesë e Kosovës. Thjeshtë më ndryshimet administrative, ashtu si me Maqedoninë, ajo është bërë edhe me pjesën e Veriut të Kosovës.

Bota intelektuale shqiptare është patetike. Nuk është e vërtetë që Rama nuk ka folur. Ai ka thënë se është pa rezerva për Kosovën. Fjalimi në Komisionin Evropian i tejkaloi caqet. Artikulimi i Ramës duhet të jetë në kohë dhe në gjatësinë e duhur.

Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Show More

Related Articles

Back to top button