I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur” është shumë i qartë.
“Qëndrimi ynë sa i përket Ballkanit të Hapur është shumë i qartë, ne mbështesim të gjitha nismat për integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, që ato t’ju sjellin më afër Evropës dhe të mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoftë të Procesit të Berlinit apo çfarëdo nisme të udhëhequr nga BE-ja. Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. Deri më tani, Ballkani i Hapur kualifikohet në këto dy kategori. Tani, nëse dështon që t’i respektojë ndonjërën nga këto dy kushte, ne absolutisht që do të tërheqim mbështetjen për Ballkanin e Hapur.”, theksoi Escobar në intervistën për Radion Evropa e Lirë.