LajmeRajon

Presidenti kroat i përgjigjet ashpër Vuçiqit për ushtarët në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i është kundërpërgjigjur ashpër homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shtimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Para mediave, Milanoviq tha sot se kjo çështje as që i ka interesuar dhe nuk e ka shqetësuar Vuçiqin, pasi që po të ishte ashtu, ai do të fliste.

Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me presidentin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer.

“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në disa luftëra. Kjo është një mënyrë për t’i mbajtur votuesit e tyre në tensionin e një lufte 30-vjeçare të papërfunduar”, ka thënë ai.

Madje ka shtuar se Vuçiq është presidenti i një shteti jo të suksesshëm dhe se ai nuk e di çfarë të bëjë me të.

“Si President i Republikës unë kam kompetencat që duhet të jenë, dhe ai është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm dhe nuk di se çfarë të bëjë me veten, nëse do të ishe në BE apo jo “, tha presidenti kroat.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk