Nuk u vonua as edhe në ditën e fundit të punës. Erdhi në ora 12:15. Kësaj rradhe në korridorin e shkollës të cilën e themeloi u prit me duartrokitje. E duartrokitën nxënësit për dijen qe ua dha, e duartrokitën kolegët për mbështetjen ndër vite.
Kështu nisi ceremonia të cilën në nder të pensionimit të profesorit Rufat Dalipi e kishin përgatitur drejtuesit, profesoret dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjeksisë. I punësuar më 1 shtator të vitit 1999 profesori Rufat Dalipi u bë dhe mbeti njëri nga profesorët më të dashur të lëndës së anatomisë. Kontributi i tij në arsimimin e gjeneratave, duke u përballuar me sfida të ndryshme, do të mbeten shembull i pashoq për ne, tha në fjalën e tij të rastit drejtori i Shkollës së Mesme të Mjeksisë, Elbash Abazi.
Nga ana tjetër profesor Rufat Dalipi ka falemenderuar kolegët për respektin e treguar ndaj tij duku uruar që gjithsecili nga ata të arrijë ditët e pensionimit.
Organizimi dedikuar pensionimit të profesor Rufat Dalipi është mbyllur me një koktej modest në të cilën nuk munguan as edhe dhuratat dhe urimet më të mira për profesorin Dalipi.