LajmeSport

Interi “sherr” me Juven, janë në garë për titullarin e Romës

Kris Smolling po i shkon drejt fundit rrugëtimit me Romën në bazë të kontratës, e cila skadon në fundin e sezonit aktual. Kaq ka mjaftuar që Interi dhe Juventusi të viheshin në lëvizje për të siguruar shërbimet e ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid.

Eksperienca e 33-vjeçarit kanë ndikuar pozitivisht në klubet e interesuar dhe marrja e një futbollisti me virtyte shënuesi në prapavijë vjen si vlerë e shtuar dhe ky faktor ka marrë nota të larta optimizmi te dy gjigantët italianë.

33-vjeçari përgjatë 15 prezencave në këtë sezon me fanellën e Romës ka arritur të dëshmojë formë të mirë, edhe pse pjesa tjetër e ekipit nuk i është përgjigjur me rezultatet e duhura, 3 goditje të përfunduara në cepin e kuadratin, aspak keq, marrë në konsideratë rolin e tij dhe moshën mbi supe. /Panoramasport/

Show More

Related Articles

Back to top button