
Doganierët holandezë kapën rreth 1,3 tonë kokainë të fshehur në dy kontejnerë me banane në portin e Vlissingen.
”Kontejnerët ishin të destinuara për një kompani në qytetin bregdetar që nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e paligjshme, theksoi zyra e prokurorit holandez.
Kontejnerët kishin mbërritur në Vlissingen nga Ekuadori, nëpërmjet portit belg të Antwerpës.
Hetuesit vlerësojnë vlerën e tregut të drogës në rreth 95 milionë euro (101,2 milionë dollarë).
Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua.
Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.
Antwerpa dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.