LajmeRajon

Haxhiu i reagon Musliut që përmendi kilogramët e Osmanit: Skandaloze dhe e prapranueshme, nuk është hera e parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu e cila tha se Vjosa Osmani u fut në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetes së PDK-së, teksa ka thënë se është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste.

“Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Statusi i plotë:

Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi.

Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike.

Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues.

Në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, Vjosa Osmani foli edhe për pamjen e saj të jashtme, siç ajo i quajti sulmet që i janë bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Presidentja e vendit tha se nuk do të zmbrapset edhe kur do ta sulmojnë për pamjen e saj të jashtme.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka thënë se me që presidentja e ka bërë pjesë të fjalimit vjetor pamjen e jashtme, atëherë ajo duhet të shpjegojë edhe diçka tjetër.

Ganimete Musliu me nivelin më të ulët të mundshëm shkruan:

“A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka qenë pyetja e Musliut drejtuar Osmanit.

Tutje, deputetja e PDK-së, thotë se Osmani do të mbahet si kompleksgjike e inatçore, dhe se në Presidencë hyri me 100 kilogramë, por do të dalë nga aty me 50.

Statusi i plotë:

Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:

A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Ti mund të jesh çkado përveç presidente.

Show More

Related Articles

Back to top button