Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, veçmas ndaj deklaratës së Ganimete Musliut lidhur me peshën e presidentes Osmani.
Ajo ka thënë se pavarësisht ofendimeve të deputetes Musliu, Osmani ia zbardh fytyrën edhe asaj.
“Struktura e mendimit të deputetes Musliu, e shprehur sot si kinse reagim ndaj fjalimit të presidentes, nga ana socio kulturore tipizon mjaft mirë rrënjën e mendimit, sjelljes e veprimeve që kanë ndodhur në të kaluarën në pushtet e që qytetari i vendit, u tregoi vendin me votën e 14 shkurtit.
Ajo çfarë dëgjuam nga reagimet kundërshtuese, ku varfëria për të ndërtuar argumente kontestuese për fjalimin e presidentes Osmani, ishte asgjë më pak se sa shfaqje, për të satën herë, e një niveli jashtë çdo standardi etik, profesional e kulturor, mbi të gjitha.
Presidentja Osmani, sot, në Kuvend, tha asgjë më shumë se një të vërtetë të njohur. Kosova më nuk e sakrifikon ndërgjegjën e saj për hesape personale të askujt. Kosova nuk do e shet më shtetin për pushtetin.
Presidentja po ta zbardhë ftyrën edhe ty, pavarësisht fymjeve që i drejton ndaj saj” thuhet në reagimin e Statovcit.