LajmeRajon

Ndalimi i Rada Trajkoviqit, Gërvalla: Kemi kontaktuar BE-në dhe QUINT-in, po shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet shpejt

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenaq Rashiq pas vizitës që realizoi të premten në Kosovë, gjatë hyrjes në Serbi, në pikëkalimin kufitar Merdar është ndaluar nga autoritetet atje ku po vazhdon të mbahet.

E lidhur me këtë sot është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ministri Rashiq tha se është i shqetësuar pasi Trajkoviq vuan edhe nga diabeti dhe gjendja e saj mund të mos jetë e mirë.

“Dje këshilltarja ime është ndaluar në pikën kufitare në Beograd, në vendkalimin kufitar Merdar, më mirë të themi në dalje nga Serbia për katër orë”, tha Rashiq, i cili theksoi se pas ndalimit të parë ajo është liruar dhe ka realizuar takimet e saj në Kosovë, ndër të cilat ishte edhe me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai bëri të ditur se pasi Trajkoviq ka përfunduar takimet në Kosovë është takuar shkurtimisht me të dhe e njëjta është kthyer për në Serbi.

Sipas tij, në hyrje të Serbisë dikur rreth orës 19:00 ajo prapë është ndaluar nga autoritetet atje dhe se është ende në ndalim.

Ministri Rashiq bëri të ditur se Trajkoviq vuan nga debati dhe duhet të ketë tretman të rregullt.

“Mua më vjen keq për zonjën Trajkoviq, një grua me moral të lartë dhe u ka ndihmuar shumë njerëzve për të shpëtuar e për të marr këtë trajtim… e di që nuk është në kompetencën tonë por sot nëse do të kishte mundësi tu dërgohet shkresë shteteve të QUINT-it që gjëra të tilla të mos ndodhin sepse jam i brengosur….diabetikët duhet të ketë tretman të rregullt”, tha ai.

E lidhur me këtë, u shpreh edhe kryeministri Albin Kurti.

“Mua më vjen shumë keq që jemi në situatë të tillë. Do të shoh çfarë mund të bëjmë sot paradite në mënyrë që Trajkoviq të hyjë në Kosovë”, tha ai.

E ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dha informata për hapat që kanë ndërmarrë lidhur me këtë çështje, shkruan Telegrafi.

“Me të marr informacionet sot në mëngjes përmes zyrës sonë në Beograd kemi marr të gjitha hapat zyrtar për informim të  Zyrës së BE-së e cila në një farë mënyrë është garancë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Zyra jonë është aktive në përgatitje për të siguruar një lëvizje. Unë e di që edhe ambasadat e QUINT-it të cilat po ashtu kam kontaktuar janë në lëvizje, edhe në Beograd dhe në Prishtinë.

Po shpresojmë që është çështje e një kohe të shkurtër kur zonja Trajkoviq do të mund të lëvizë”, tha ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button