Përafërsisht 12,800 policë janë mobilizuan në Francë të shtunën për të garantuar mbrojtjen e rendit publik në kuadër të ndeshjes Kroaci-Marok dhe 14,000 mijë të dielën, për finalen e madhe mes Francës dhe Argjentinës.
Të shtunën Champs-Elyse’es, rruga e madhe simbolike e Parisit, do të mbetet e hapur për trafikun, ndërsa të dielën do të jetë tërësisht e mbyllur.
Për të dyja ndeshjet ekziston frika se tifozët mund të shkatërrojnë dyqane ose të përplasen mes tyre, ashtu siç ka ndodhur në dy sfidat që ka luajtur Maroku.
(BalkanWeb)