LajmeRajon

Vetëvendosje pas dënimit të Mustafës: Ky vendim dhemb, por nuk e votuam ne Gjykatën Speciale

Lëvizja Vetëvendosje ka dal me reagim pasi Salih Mustafa ish-komandat i UÇK-së, u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale nën pretendimin se ka kryer krime lufte në zonën e Zllashit.

Përmes një postimi në Facebook, LVV tha se është e papranueshme dënimi i Mustafës me 26 vite burgim dhe se shpresojnë që në shkallën e Apelit të pastrohet nga akuzat, shkruan Insajderi.

“Salih Mustafa ka qenë luftëtar i lirisë. Ai bashkë me shokë e shoqe në UÇK u angazhuan për të mbrojtur kombin shqiptar të cilin Serbia dëshironte ta zhdukte prej Kosovës, gjatë viteve të pushtimit. Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte”, thuhet në postim.

Tutje, Vetëvendosje tha i dhemb ky vendim, por përmendi edhe faktin që nuk e kishte votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

“Drejtësia jonë duhet të rrjedhë nga funksionalizimi i gjykatave normale e jo duke themeluar gjyqe speciale”, thuhet në postimin e VV’së.

Po ashtu, partia në pushtet tha se Serbia po sponzorizon kriminelë që të ngrenë barrikada dhe të kërcënojë paqen dhe sigurinë.

“Sot Serbia është e angazhuar në destabilizimin e Kosovës, duke sponsorizuar kriminelë që ngrenë barrikada e që lënë të vdesin nga mungesa e mjekimit vetë qytetarët serbë të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë çdo ditë me luftë duke përmendur kthimin e trupave ushtarake në Kosovë ndërkohë që provon ta destabilizojë edhe Bosnjen e Malin e Zi”, thuhet tutje në postim.

Show More

Related Articles

Back to top button