BotaLajme

Tërmet në tregun e kriptomonedhave, “shkrihet” coin-i i rendësishëm, çfarë po ndodh me TERRA-n

Terra Protocol dhe ekosistemi i tij janë në vëmendjen të tregut të kriptomonedhave prej disa ditësh dhe jo pa arsye. UST – monedha stabël e protokollit –ra në rreth 0,30 dollarë, ndërkohë që duhej të rrinte 1 USD. Ndërkohë, LUNA – kriptomonedha tjetër në ekosistem – ra me mbi 90% brenda pak ditësh për të arritur një minimum prej rreth 4 dollarë nga mbi 100 USD që ishte disa kohë më pare.

Një mori zhvillimesh gjatë ditëve të fundit ishin ato që shkaktuan një tërmet të vërtetë në ekosistemin e Terra-s.

Çmimi i UST (monedha stabël) ra në 0,225 USDT më 11 maj duke humbur 80 të vlerës së saj në vetëm pak ditë.

Situata është duke u shoqëruar me spekulime të shumta mbi shkaqet e rënies, ndërsa Do Këon – CEO i Terra, ende nuk ka dalë me një shpjegim zyrtar.

Megjithatë, më datë 9 maj ai shpjegoi me detaje se Këshilli Mbikëqyrës i ekosistemit vendosi që të shtojë kapitalin me 1.5 miliard për mbrojtjen e monedhës.

Fill pas këtij vendimi, UST u rrit disi duke u treguar tashmë me 50% të vlerës, kurse LUNA vijon rënien e pandalshme.

Çështja është se nëse gjërat vijojnë kështu, situata mund të përkeqësohet edhe më tej për LUNA-n, e cila mund të humbasë sërish vlerën nëse UST nuk shkon 1 USD.

Do Këon tha se janë duke punuar me një plan rikuperimi, por nuk ka asgjë zyrtare deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli.

Tregu i kriptomonedhave është jo stabël dhe herë pas here merr goditje duke bërë që investitorët të humbasin apo të fitojnë brenda pak orësh apo ditësh. Rrjedhimisht, këshillohet që kushdo që do të investojë, të investojë vetëm shumën, humbja e së cilës nuk i shkakton probleme. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button