Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të premten do të mund të aplikojnë për Kartelën Studentore, një mundësi e re për studentët e vendosur në konviktet studentore shtetërore, transmeton Portalb.mk.
Mundësia për të aplikuar realizohet përmes regjistrimit në ueb-faqen e Konviktit Studentor Shtetëror “Shkupi”, të cilët kanë shpërndarë edhe një video-sqarim për regjistrim. Shpenzimet për regjistrim janë 300 denarë.
Në momentin që administrator i Konviktit të studentëve do të pranojë kërkesën, administratori do të hartojë marrëveshjen në formë të shtypur, ashtu që studenti duhet ta nënshkruar, pas së cilës do të përgatitet edhe kartela studentore.
Ndryshe, studentët do të fitojnë mjete financiare përmes makinave për riciklim të vendosura në ambientet e konviktit, ndërsa ato do të mund t’i shfrytëzojnë për blerjen e produkteve në kuzhinën e konviktit.