LajmeRajon

Një tjetër barrikadë ngrihet në drejtim të Zveçanit

Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë në atë zonë vazhdon të jetë e njëjtë. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave.

Policia konfirmoi sot (e shtunë) se gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen “Berxhane” që shpie për në Zveçan.

Policia thotë se kjo edhe pengon edhe më tej lirinë e lëvizjes edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson akoma më shumë jetën e qytetarëve në veri të vendit.

Policia e Kosovës thotë se sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button