LajmeRajon

Memli Krasniqi: Barrikadat të hiqen pa vonesë, në veri po krijohet realitet i ri para syve të Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që barrikadat të hiqen menjëherë në pjesën veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se atje po krijohet një normalitet i ri, pikërisht si pasojë e mos reagimit nga ana e Qeverisë.

Lexoni statusin e plotë të Memli Krasniqit:

Për kë bie këmbana?

Në pjesën veriore të Kosovës po ndodhë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po heshtë dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button