LajmeMaqedoni

Ekipi amerikan ka mbështetje të plotë në luftën kundër korrupsionit, thotë Osmani

 Kryediplomati Bujar Osmani ka shprehur edhe një herë hapur mbështetjen për ekipin amerikan që do të punojë në Maqedoninë e Veriut dhe do të merret me korrupsionin në vend.

Kryediplomati Bujar Osmani ka shprehur edhe një herë hapur mbështetjen për ekipin amerikan që do të punojë në Maqedoninë e Veriut dhe do të merret me korrupsionin në vend.

“Ata kanë mbështetje absolute që të përfshihen aktivisht në atë pjesë, sepse realisht mendoj se kjo është një periudhë kur duhet të fokusohemi seriozisht në atë çështje (korrupsionin” në aspektin e sundimit të ligjit”, tha Osmani në “Click Plus” në TV21.

“Mendoj se ju kujtohet urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden kur tha se SHBA-të do të ndjekin ata që pengojnë procese të rëndësishme në Ballkan, përfshirë Marrëveshjen Kornizë, Marrëveshjen e Prespës dhe zhvillimin ose progresin e përgjithshëm të rajonit apo të shteteve. Dhe e bëjnë, e bëjnë në BeH, në Republikën Srpska me Dodiqin, së fundmi ka pasur një listë të zezë të një prokurori në BeH për shkak të ndikimit të tij për të mos zgjidhur disa çështje të rëndësishme”, nënvizoi mes tjerash Osmani.

Ministri Osmani ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, e ardhmja e vendit varet nga secili deputet në Kuvend.

“Amandamentet kushtetuese nuk e dëmtojnë në asnjë mënyrë shtetin. Ajo që bëri Kroacia para anëtarësimit në BE, hapi Kushtetutën dhe solli 21 bashkësi etnike, solli maqedonasit aq sa janë në Kroaci, solli shqiptarët, … etj. Këtë duhet ta bëjmë edhe ne në këtë proces, asgjë më shumë”, shtoi Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button