LajmeMaqedoni

Konferencë përfundimtare e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” sot me fillim nga ora 11:00 do ta mbajë konferencën përfundimtare që e organizon në kuadër të Programit vjetor të punës për vitin 2022.

Nga Shoqata thonë se në kuadër të këtij projekti është bërë monitorimi i seancave të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së.

“Në kuadër të këtij programi, gjatë muajve të kaluar janë realizuar disa aktivitete, duke përfshirë monitorimin e seancave të parapara publike të Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të së cilit është kryer edhe hulumtim në lidhje me zbatimin e drejtë të sistemit të meritës për emërimin, avancimin, shkarkimin dhe sanksionet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë”, informojnë nga Shoqata.

Nga atje thonë se në periudhën e kaluar është bërë edhe monitorimi i procedurave gjyqësore me fokus të veçantë në proceset në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas së cilës ato të dhëna do të prezantohen në këtë konferencë përfundimtare.

Show More

Related Articles

Back to top button