LajmeRajon

 Emrat/ Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Nea Zmirni të Athinës

Janë identifikuar dy shqiptarët të cilën mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.

Mësohet se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark.

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimim për çështje droge dhe vepra të vogla penale.

Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button