LajmeRajon

Sveçla: Rusët kanë hyrë në Kosovë/ “Duan të destabilizojnë vendin, nuk dorëzohemi përballë presioneve”

Situata në veriun e Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë protestës në anën serbe të kufirit në afërsi të Jarinjës u shfaq një episod i nivelit të lartë i luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës.

Sipas tij ditët e fundit në Kosovë janë futur elementë që kanë lidhje me grupin famëkeq rus, Wagner.

“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. Ditët e fundit aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu. Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën”.

Ministri i brendshëm theksoi se Kosova nuk do të dorëzohet përballë asnjë presioni.

Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian!

Prej disa ditësh veriu i Kosovës është paralizuar nga barrikadat e vendosura nga serbët. Ndërkohë misioni i KFOR ka shtuar forcat për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Show More

Related Articles

Back to top button