BotaLajmeMaqedoni

Alarmet për bomba, Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve të saj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni.

Në njoftimin e ambasadës përmenden disa arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucionet e vendit.

“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj, ambasada i përmend edhe kërcënimet e fundit me bomba nëpër institucionet e ndryshme në vend.

“Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për tu evakuuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button