Argjentina ka triumfuar në finalen e Kupës ndaj Francës.
Ka qenë njëra nga ndeshjet më të mira në historinë e futbollit, që zgjati thuajse tre orë të plota.
Koha e rregullt përfundoi baras 2-2, derisa në shtesë dy Kombëtaren shënuan edhe nga një gol me penalltitë që ishin vendimtare për fitoren e Argjentinës 4-2.
Kylian Mbappe dhuroi një nga shfaqjet më të mira në karrierën e tij, duke u bërë futbollisti i parë që shënon het-trik në finalen e Kupës së Botës.
Ylli francez ishte i shkatërruar pas finales së Kupës së Botës duke mos folur me askënd.
Megjithatë tani ka ardhur reagimi i shkurt i tij në rrjetet sociale.
“Ne do të rikthehemi”, ka shkruar Mbappe duke vendosur flamurin e Francës.
Kujtojmë që Mbappe e mbylli Kampionatin Botëror me tetë gola të shënuar dhe mori çmimin si shënuesi më i mirë i ‘Katar 2022’. /Telegrafi/