Kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individual dhe zejtarët e goditur nga kriza energjetike dhe e çmimeve nga 26 dhjetori i vitit 2022 do të mund të aplikojnë për mjetet nga linja e re kreditore e destinuar për mjete kthyese. Thirrja publike do të zgjasë 15 ditë, ndërsa kërkesën për subjektet kredituese mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike në email adresën e veçantë.
“Linja kreditore është destinuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individual dhe zejtarët të cilët paguajnë tatim të të ardhurave reale dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kompanitë duhet të jenë në pronësi private të personave fizik dhe juridik prej të paktën 51 për qind, siç është publikuar në thirrjen publike”, informojnë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut.
Prej atje theksojnë se vlera minimale e kredive është 185.000 denarë, ndërsa vlera maksimale e kredive është 1.845.000 denarë për shoqatat mikro, të vogla dhe të mesme gjegjësisht 615.000 denarë për tregtarët individualë dhe zejtarët. Afati i pagesës është nga 18 deri në 36 muaj me grejs periudhë të përfshirë prej 6 muajsh edhe në të dy rastet. Shkalla e interesit është 2 për qind. ” [http://Јавниот%20повик] Thirrja publike është publikuar sot, 19.12.2022 dhe do të zgjasë 15 ditë llogaritur nga data 26 dhjetor 2022 nga ora 09:00 deri më 9 janar të vitit 2023 deri në orën 09:00. Dorëzimi i kërkesave kreditore do të zhvillohet në mënyrë elektronike në email adresën eckriza@mbdp.com.mk sipas parimit kush vjen i pari, shërbehet i pari”, citohet në kumtesë