LajmeRajon

Persona të maskuar sulmojnë me gurë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri

Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

Show More

Related Articles

Back to top button