LajmeMaqedoni

Gabimet në tekstet shkollore, Kovaçevski: Ministri nuk i shkruan librat

-Autorët duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe gjatë shkrimit të librave, por gjithashtu kujdes t’i kushtojnë edhe recensionit gjatë prezantimit të librave, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me gjendjen aktuale me lëshimet në librin për klasën e pestë.

I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Kovaçevski tha se ministri nuk i shkruan librat, por autorët.

“Ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk i shkruan librat. Librat i shkruajnë autorët, recension bëjnë recensentët. Prandaj, aty ku janë shfaqur gabime gjatë shkrimit të librave, gjatë rishikimit të tyre, ato do të duhet të kthehen dhe të zëvendësohen me tekste që do të shkruhen në mënyrë shkencore, të rishikohen sipas praktikës shkencore dhe si të tilla të rishpërndahen”, deklaroi kryeministri pas ndarjes së banesave sociale për qytetarët në Probishtip.

Show More

Related Articles

Back to top button