LajmeMaqedoni

Vazhdon debati për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Kuvendi sot në ditën e dytë do të diskutojë për propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amendamenteve të pranuara në Komisionin kuvendor amë. Për qeverinë, sipas asaj që u prezantua në ditën e parë të debatit, buxheti i propozuar është real dhe është përgjigje ndaj krizës energjetike, me mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë një kthesë ekonomike. Nga ana tjetër, opozita vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë fiskale dhe mendon se buxheti është inflacionist dhe manipulues, pa mbështetje adekuate në sektorët kyç.

Qëllimi i Propozimit – Buxheti për vitin 2023 është të ndihmojë në zbutjen e pasojave të krizës energjetike, të sigurojë financim të qetë të integrimeve euroatlantike, të përmbushë standardet e NATO-s, por edhe të vendosë bazat për rimëkëmbjen ekonomike dhe të sigurojë përshpejtimin e rritjes ekonomike. Ky Propozim-Buxhet është krijuar për të përmbushur përcaktimin për konsolidim fiskal dhe sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale, tha dje ministri i Financave Fatmir Besimi në ditën e parë të debatit.

Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE e vlerësoi buxhetin si një tullumbace të fryrë që është në pyetje se kur do të shpërthejë. Buxheti më i madh ndonjëherë prej 5.3 miliardë eurosh me një fjali, siç tha ai, do të cilësohej si buxhet për lidhjen e marrëveshjeve në mënyrë private.

Nga taksat, shteti planifikon të mbledhë më shumë se gjysmën e parave ose 3,4 miliardë euro, 352 milionë euro ose 19,2 për qind më shumë se në vitin 2022, shumica e të cilave nga TVSH-ja, dhe sipas Stojanovskit, qeveria planifikon të bëjë araç klasik dhe represioni mbi obligacionet tatimore.

Edhe deputetët e opozitës kritikuan inflacionin e lartë. – Të gjithë qytetarët në vend janë më të varfër për të paktën 20 për qind. Fuqia blerëse për të funksionuar është zvogëluar. Buxheti i propozuar është inflacionist dhe manipulues. Në ASHAM fondet janë të shkurtra, politika ka munguar edhe në sektorin e energjisë, nuk ka fonde për hidrocentrale, për lidhjen e gazsjellësit me Greqinë, për fotovoltaikë, por ka para serioze për blerjen e shtrenjtë të energjisë elektrike në bursë, tha. Zdravko Trajanovski nga VMRO-DPMNE.

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, nga ana tjetër, theksoi se investimi i fundit në sektorin e energjisë ka qenë 41 vite më parë. “Ka një rritje enorme të çmimeve, të borxhit publik, por ku është koncepti për eliminimin e këtyre dukurive, pyeti Snopçe, duke kritikuar situatën në sektorin e energjisë, importin e energjisë elektrike dhe paratë e shpenzuara për këtë qëllim.

“Në vite jashtëzakonisht të vështira, të mbushura me sfida shëndetësore, sigurie dhe ekonomiko-energjetike, si shumicë qeverisëse bëmë përpjekje të mëdha dhe arritëm të mbrojmë ekonominë dhe standardin e jetesës së Maqedonisë, por tani është koha të mendojmë për përparimin e shtetit, sepse besojmë se viti i ardhshëm do të jetë i mbarë, dhe do të jetë vit i shpresës dhe një kthesë ekonomike që fillon pikërisht me këtë buxhet”, tha Lazarevska.

Shpenzimet kapitale të planifikuara janë rreth 51.8 për qind më të larta se plani për vitin 2022 dhe parashihet të sigurohen mjete nga Buxheti, fondet IPA dhe kredi për financimin e investimeve. Deficiti i parashikuar për vitin 2023 në vlerë prej 42,7 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 52,1 miliardë denarë, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 36,5 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 15,6 miliardë denarë. do të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme dhe të huaj.

Show More

Related Articles

Back to top button