LajmeMaqedoni

Shaqiri: Deri në gjysmëvjetorin e dytë do të ketë zgjidhje për librin e Historisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri paralajmëroi se deri në gjymëvjetorin e dytë do të ketë zgjidhje për librin shkollor të Historisë dhe shoqërisë për klasë të pestë në të cilin janë konstatuar një sërë gabime dhe gjëra të palogjikshme, njofton Portalb.

“Deri në gjysmëvjetorin e dytë do të kemi zgjidhje dhe do të kërkojmë nga autorët që t’i korrigjojnë gabimet. Nëse konfirmohet se gabimet janë më shumë se 30 për qind, do të ndërmarrim qëndrim. Presim që nëse janë vetëm ato ose ka ende gabime”, tha ministri në intervistë për Televizionin 24.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik më 16 dhjetor njoftuan se kanë filluar proces për përcaktim të arsyeve për lëshimet gjatë aprovimit dhe botimit të librit shkollor të Historisë dhe shoqërisë për klasë të pestë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan proces për përcaktimin e arsyeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda Histori dhe Shoqëri për klasën e V, në të cilën janë konstatuar gabime dhe gjëra të palogjikshme, të cilat nuk duheshte të lejohen”, deklarojnë nga Ministria, duke theksuar se Komisioni Nacional është organi më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore.

Ndryshe, fillimisht në rrjetet sociale filloi të qarkullojë lapsusi që u gjet në tekstin e ri të Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë, në të cilin shkruhej se maja më e lartë në botë, mali Everest, është 29.305 këmbë (ft) i lartë, në vend të 8.849 metra.

Në temën 2 – “Popullsia dhe kontinentet”, në pjesën ku përshkruhen veçoritë gjeografike të Maqedonisë, thuhet se vendi kufizohet në lindje me Republikën e Shqipërisë, dhe në perëndim me Republikën e Bullgarisë.

Show More

Related Articles

Back to top button