Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 60 vjeçar nga Gostivari pasi i njejti është raportuar se ka sulmuar seksualisht një 39 vjeçare.
“Dje (19-dhjetor) në ora 19:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria një 60-vjeçar Z.M. nga Gostivari, i cili një orë më parë ishte denoncuar nga një 64-vjeçare nga Gostivari, se në muajin gusht të këtij viti në banesën e tij në Gostivar e ka detyruar vajzën e saj 39-vjeçare që të kryejnë marrdhënie.
Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.