BotaLajme

Putinit i vritet një gjeneral

Gjenerali rus Roman Kutuzov dyshohet se është vrarë në lindje të Ukrainës, ku po zhvillohen luftimet më të mëdha, tha të dielën një gazetar i një mediumi shtetëror rus, përcjell Reuters të hënën.

Raporti, i publikuar në rrjetin Telegram nga gazetari Aleksandar Sladkov, nuk specifikoi se kur dhe ku u vra gjeneralmajori Roman Kutuzov. Ministria ruse e Mbrojtjes po ashtu nuk dha asnjë koment.

Ndërkohë, vrasjen e tij e ka konfirmuar ushtria e Ukrainës.

“Komandanti i Korpusit të Parë të Ushtrisë së Republikës Popullore të Donetskut, gjeneral-major Roman Kutuzov, është denazifikuar dhe demilitarizuar zyrtarisht”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase në Facebook, duke u tallur me retorikën e Kremlinit për luftën.

Show More

Related Articles

Back to top button