LajmeMaqedoni

Sektori i arsimit, ka besimin më të madh të qytetarëve nga të gjitha institucionet tjera publike sipas IRI

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë besim më të madh në sektorin e arsimit, nga të gjitha institucionet publike, tregon sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Demokratik.

Qytetarët kanë besim të madh te institucionet dhe entet arsimore. Shkollat, fakultetet, kopshtet dhe institucionet e tjera arsimore janë në vendin e parë ndër institucionet e sektorit publik. Këtë e tregoi anketa nacionale për vlerësimin e besimit të cilën e kanë qytetarët në segmentet e ndryshme shoqërore dhe ndaj faktorëve në kuadër të tyre, të cilën e zbatoi Instituti Ndërkombëtar Demokratik.

Nga gjithsej 1207 të anketuar të moshës mbi 18 vjeç që morën pjesë në anketë, 55% deklaruan se kanë besim tek institucionet arsimore, pastaj vijojnë vetëqeversjet lokale, institucionet shëndetësore publike, policia etj. Nga institucionet private besimin më të madh e kanë bankat, me 56%. Anketa është realizuar në periudhën nga 23 shtatori deri më 12 tetor të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button