GostivarLajme

Komuna e Gostivarit nesër prezenton para qytetarëve Buxhetin e vitit 2023

 Komuna e Gostivarit ditën e nesërme prezenton buxhetin e vitit të ardhshëm para qytetarëve. Me këtë rast, kryetari Arben Taravari ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në debat.

“Në vazhdën e synimeve të mia dhe bashkëpunëtorëve të mi, që të rrisim nivelin e transparencës në punën e Komunës së Gostivarit, dhe me qëllim që ju të bëheni faktorë aktivë dhe të përfshiheni në debatet të cilat drejtpërdrejti prekin interesat tuaja individuale, grupore dhe kolektive, nga Departamenti për buxhet dhe kontroll – Imer Memedi në cilësinë e përpiluesit, ta prezantojë para jush propozim-buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023. Prezantimi do të mbahet të enjten 22.12.2022 me fillim në ora 16:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit. Ju ftoj që të merrni pjesë në këtë prezantim dhe të shpalosni vërejtjet dhe sugjerimet e tyre rreth buxhetit”, thuhet në ftesën e kryetari Arben Taravari.

Propozimet tuaja të arsyeshme, shton më tej Taravari, do të merren në konsideratë, do të shqyrtohen dhe sipas mundësisë do të përfshihen në propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button