Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi sot se është formuar një ekip i cili do të përbehet nga më shumë institucione dhe i cili do të ketë për detyrë të zbuloj dhe pengoj sulmet dhe kërcënimet kibernetike.
Sipas tij rasti me raportimet për bomba në Dellçevë është duke u zbardhur.
Spasovski shpreson se ky rast do të zgjidhet sëshpejti.
“U formua një ekip i cili do të përbëhet nga më shumë institucione dhe i cili do të punoj në pengimin e sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike praktikisht janë pjesë e veprave më të rënda penale, dhe kjo nënkupton se të gjithë ne duhet të kyçemi në këtë luftë që të pengojmë kërcënimet kibernetike”, deklaroi Oliver Spasovski.