Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin Sintagma shkruajnë mediat greke.
Sipas informacioneve, dy motra kanë sulmuar me thikë një nxënëse 16-vjeçare e cila ishte ulur vetëm.
Në mënyrë të veçantë, e reja ishte ulur e vetme në shkallët e sheshit, kur dy motrat, njëra prej të cilave 19 vjeçe i janë afruar dhe njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur me thikë në kofshë.
Informacionet bëjnë me dije se dy motrat kanë pasur mosmarrëveshje me vajzën tjetër të mitur që kanë plagosur.