Përpara banorëve të Derviçanit në Dropull dhe në krah të Kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë së Greqisë Kyriakos Mitsotakis shprehu konsideratën për mikëpritjen dhe kujtoi momentin kur 31 vite më parë ishte babai i tij i ndjerë, Kryeministër i Greqisë në atë kohë, Kostandinos Mitsotakis që vizionte zonën e Dropullit.
“Ju falenderoj për mikëpritjen tuaj. Kisha thënë që do vija tju takoja para fundit të vitit dhe e mbajta fjalën. Ëshgtë moment i rëndësishëm për mua dhe nuk mund të mos kujtoj kur para 31 vitesh, ishte Dhjetor, erdhi babai im Kostandino Mitsotakis”.
Kryeministri grek vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe shprehu mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Nuk është e rastësishme që sot këtu janë dy flamuj, shqiptar dhe ai grek, dhe mes tyre është ai i Bashkimit Europian, rruga e integrimit në BE për Shqipërinë nuk do jetë e lehtë, por do jetë një rrugë që Greqia do të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri grek Mitsotakis.
Kryeministri i Greqisë më herët gjatë ditës vizitoi Himarën dhe Finiqin. /tvklan.al