LajmeRajon

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës

Drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ende nuk dihen arsyet përse ajo ka marrë këtë vendim, raporton News24.

Ajo mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.

Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.

Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.

Show More

Related Articles

Back to top button